Kryetrajneri i Kikës së Hogoshtit, Genc Sermaxhaj, ka arsyet të madhe që të mburret, për faktin se sot edhe zyrtarisht siguruar ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës.
“Zyrtarisht KF Kika edhe sezonin tjetër në Ligën e Parë!
Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme të lojtarëve, bordit drejtues, dhe bashkëpuntorëve të mi.
Qëndrimi në Ligën e Parë nuk është vetëm një objektiv i arritur, por një dëshmi e forcës, karakterit dhe përkushtimit!”, ka shkruar Sermaxhaj.
Kika është në vend të shtatë me 29 pikë në Ligën e Parë, Grupi B.