Një shqiptar e merr në qafë skuadrën shqiptare në Ulqin

- Bota Sot

Një shqiptar e merr në qafë skuadrën shqiptare në Ulqin

Otrant – Olimpic sot ka luajtur para shikuesve të vet, në stadiumin e rinovuar por që nuk i solli fat duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga kampioni i ri i Malit të Zi, Buduçnosti nga Podgorica,

Futbollisti shqiptar, Andrej Camaj ësthë kreator i fitores së Buduçnostit me golin që ka shënuar në minutën e 7-t, një gol që siç thuhet në zhargonin sportiv mori në qafë skuadrën shqiptare Otrant – Olympic për faktin se e ka fundosur edhe më shumë.

Otrant – Olympic është në fund me 29 pikë e ka tre më pak se i parafundit (Jezero).

Jezero si vendas u nda baras (1:1) me skuadrën shqiptare Deçiqi nga Tuzi.

Gjogje Maksimoviq (80’) shënoi për Jezeron dhe Augusto Çagaz (59’ – nga penalltia) për Deçiqin.

Deçiqi është në vend të 4-t me 45 pikë e Jezero në të nëntin me 32 sosh.



Read it all at Bota Sot