Ish-sulmuesi i Kombëtares Shpresa titullar, Hamburgu rikthehet në Bundesligë

- Bota Sot

Ish-sulmuesi i Kombëtares Shpresa titullar, Hamburgu rikthehet në Bundesligë

Ish-sulmuesi i Kombëtares Shpresa titullar, Hamburgu rikthehet në Bundesligë pas 7 vitesh! Shikoni festën elektrizuese

Pritjes 7 vjeçare i vjen fundi! Hamburgu rikthehet në elitën e futbollit gjerman, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Ulm-in me rezultatin 6 me 1, duke siguruar matematikisht ngjitjen 1 javë nga fundi i kampionatit. 

Skuadra ku aktivizohet ish-sulmuesi i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë, Emir Sahiti, kryeson kampionatin me 59 pikë ne 33 ndeshje, 1 më shumë se Këlni i vendit të dytë dhe 4 më shumë se Elversberg që mban vendin e tretë. 

Për sa i përket Sahitit, ai u aktivizua titullar në këtë përballje, teksa asistoi te goli i dytë i shënuar në minutën e 42-të. 

Një festë elektrizuese shpërtheu në fundin e sfidës, ku tifozët e zjarrtë të Hamburgut, pushtuan fushën, për të festuar këtë rikthim në elitë. 



Read it all at Bota Sot