Hernandez do të ndajë drejtësinë për herën e pestë në ”El Clasico”

- Bota Sot

Hernandez do të ndajë drejtësinë për herën e pestë në ”El Clasico”

Gjyqtari Hernandez Hernandez do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen vendimtare për titullin e kampionit të Spanjës, mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Kjo do të jetë hera e pestë që Hernadez do të gjykojë një ”El Clasico”.

Ai për herë të parë në një ndeshje mes Barcelonës dhe Real Madridit, ndau drejtësinë në vitin 2015.

Nga katër ndeshje të gjykuara nga ai, të dyja skuadrat kanë nga një fitore, derisa dy ndeshje përfunduan me barazim.

2015/16 Barcelona 1-2 Real Madrid.

2016/17 Real Madrid 2-3 Barcelona.

2017/18 Barcelona 2-2 Real Madrid.

2019/20 Barcelona 0-0 Real Madrid



Read it all at Bota Sot