Neuer: Kishim një objektiv dhe e arritëm

- Bota Sot

Neuer: Kishim një objektiv dhe e arritëm

Pas fitores së titullit në Bundesliga, portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka folur për kanalet zyrtare të klubit duke shprehur gëzimin e tij për trofeun e fituar:

“Gjëja e rëndësishme ishte të fitohej trofeu në stadiumin tonë. Ka qenë perfekte, edhe pse do të më kishte pëlqyer që Muller të kishte shënuar.

“Gjithsesi, i jam mirënjohës atij për karrierën time. Kemi luajtur shumë ndeshje bashkë.

Mynihu e adhuron. Objektivi ishte të shpalleshim kampionë dhe ia kemi dalë. Mund të themi se ka qenë një sezon i bukur”.



Read it all at Bota Sot