Real Madrid do të luajë fatet e kampionatit sot kundër Barcelonës.
“El Clasico” do të nisë në orën 16:15 dhe është e fundit për këtë sezon.
Aktualisht madrilenët kanë 4 pikë më pak se katalanasit.
Të dyja skuadrave u ka mbetur fitimi i kampionatit, si objektiv i vetëm.
Trajneri Karlo Ançeloti ka surprizuar me disa zgjedhje. Aktivizohen nga minuta e parë sot ndaj Barçës Arda Guler dhe Fran Garsia ndër të tjerë.
FORMACIONI ZYRTAR
Real Madrid: Kurtua; Lukas Vaskez, Tçuameni, Asencio, Fran Garsia, Sebajos, Valverde, Bellingam, Arda Guler, Mbape, Vinicius.