Dështimi i seancës së sotme, Kuvendi del me njoftim

- Gazeta e Prizrenit

Dështimi i seancës së sotme, Kuvendi del me njoftim

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca e 14-të konstituive e mbajtur sot është ndërprerë për shkak të mungesës së votave për formimin e komisionit që do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Sipas njoftimit zyrtar, vazhdimi i seancës është caktuar për të martën, më 11 maj, në orën 10:00.

Njoftimi i plotë:

Ka vazhduar edhe sot seanca konstituive e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nën drejtimin e deputetit Avni Dehari.

Kryesuesi Dehari përsëriti kërkesën për subjektet politike që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por serish nuk pati propozime. 

Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim. 

Kryesuesi i seancës konstituive konstatoi se për kanë votuar 54 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenim nuk ka asnjë. Për rrjedhojë, Kuvendi do të mblidhet serish brenda 48 orësh, përkatësisht më 13 maj, në orën 10:00. 



Read it all at Gazeta e Prizrenit