West Hami i fortë për Manchester Utd

- Bota Sot

West Hami i fortë për Manchester Utd

Ëest Hami i fortë për Man Utd – nga një gol për secilën pjesë për tri pikë

West Ham ka shënuar fitore si mysafir i Manchester United me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 36-të të Ligës Premier.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen, duke krijuar disa raste, por goli erdhi në minutën e 26-të.

Tomas Soucek shënoi me një gjuajtje të saktë brenda zonës për 1-0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa me të filluar e dyta West Ham siguroi fitoren.

Jarrod Bowen shënoi një gol të bukur në minutën e 57-të për 2-0.

Pjesa e mbetur e lojës solli shumë raste, por gola të tjerë nuk kishte.

West Ham është në vendin e 15-të me 40 pikë, ndërsa Man Utd me një pikë më pak në një vend më poshtë.



Read it all at Bota Sot