Ja si shkruan media spanjolle!

- Bota Sot

Ja si shkruan media spanjolle!

Sipas raportimeve nga Fichajes, Real Madrid është i gatshëm të shqyrtojë largimin e Rodrygos gjatë verës, por vetëm nëse ndonjë klub ofron plot 100 milionë euro, vlerësimi që ‘Los Blancos’ i kanë vendosur sulmuesit brazilian.

Klubi spanjoll po përgatitet për një verë tranzicioni dhe sheh shitjen e mundshme të Rodrygos si një mënyrë për të financuar përforcimet e mëdha që ka në plan.

Megjithëse braziliani është i lidhur me Realin deri në vitin 2028, pozita e tij në ekip duket gjithnjë e më e pasigurt. Ardhja e mundshme e Xabi Alonsos në stol mund të sjellë ndryshime të mëdha në strukturën e skuadrës, duke rrezikuar rolet e disa lojtarëve aktualë përfshirë Rodrygon.

Po ashtu, ngritja në skenë e talenteve të rinj si Arda Güler ka treguar një ndryshim të mundshëm në prioritetet e klubit. Rodrygo, i transferuar nga Santos, ka qenë vendimtar në shumë ndeshje të Ligës së Kampionëve, por që nuk është i pashitshëm.

Kjo ka zgjuar interesin e madh të disa prej klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë Liverpool, Chelsea, Man Utd dhe Manchester City nga Liga Premier, si dhe Paris Saint-Germain nga Ligue 1.



Read it all at Bota Sot