Rumuni Istvan Kovacs do të gjykojë finalen Inter - PSG

- Bota Sot

Rumuni Istvan Kovacs do të gjykojë finalen Inter - PSG

UEFA ka konfirmuar se gjyqtari rumun Istvan Kovacs është zgjedhur për të ndarë drejtësinë në finalen e Champions League ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Inter Milan, që do të zhvillohet më 31 maj në Munich.

Dyzet vjeçari ka përvojë në ndeshje të rëndësishme evropiane, pasi më parë ka gjykuar finalen e Conference league në vitin 2022, si dhe finalen e Europa League më 2024. 

Gjatë këtij sezoni, ai ka gjykuar shtatë ndeshje në Champions League, përfshirë edhe takimin e kthimit të 1/8 së finales ndërmjet Liverpool dhe PSG.



Read it all at Bota Sot