Mbështetja e madhe e tifozëve në Islandë

- Bota Sot

Mbështetja e madhe e tifozëve në Islandë

Vllaznia u eliminua në turin e dytë të Ligës së Konferencës nga Vikinguri edhe pse ishte shumë pranë historisë.

Klubi shkodran ka falenderuar tifozët për mbështetjen e madhe të treguar në Islandë, pavarësisht rezultatit në fund.

Postimi i plotë

Edhe në Islandën e largët, ata ishin si gjithnjë pranë skuadrës për ta mbështetur.

Ndonëse fundi i ndeshjes ndaj Vikingur nuk ishte ai i duhuri, sërish prania e tifozëve  në shkallët e stadiumit të Rekjavikut, është një shtysë e madhe për të gjithë pjestarët e Vllaznisë për të bërë edhe më mirë në të ardhmen.

Faleminderit me gjithë shpirt për suportin tuaj!



Read it all at Bota Sot