Sulmuesi nigerian Victor Osimhen thuhet se ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Juventusit, sipas gazetarit të njohur italian, Alfredo Pedulla.
Pavarësisht ofertave të majme nga Arabia Saudite, përfshirë Al-Ahli dhe Al-Hilal, kjo e fundit duke ofruar një pagë vjetore prej 30 deri në 35 milionë euro, Osimhen nuk ka interes të transferohet në Lindjen e Mesme.
Juventusi raportohet se është i gatshëm t’i ofrojë Napolit një shumë prej rreth 85 milionë eurosh, duke përfshirë edhe bonuset, për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit.
Një arsye kryesore për këtë interesim të ndërsjellë është dëshira e Osimhen për t’u ribashkuar me drejtorin sportiv të Juventusit, Cristiano Giuntoli, me të cilin ka pasur një bashkëpunim të suksesshëm në Napoli.
Aktualisht, Osimhen është i huazuar te Galatasaray, ku ka shkëlqyer me 33 gola të shënuar në 38 ndeshje gjatë këtij sezoni.
Kontrata e tij me Napolin mbetet e vlefshme deri më 30 qershor 2025, çka i jep klubit aktual ende njëfarë kontrolli mbi të ardhmen e lojtarit.
Tani, sulmuesi është në pritje të zhvillimeve konkrete dhe bisedimeve me klubin torinez për të finalizuar një kalim të mundshëm në Serie A me fanellën bardhezi.