Dështoi edhe sot. Seanca e 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës të martën, edhe një herë dështoi pa formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Deputetët u mblodhën për rreth pesë minuta për një tjetër dështim. Pro votuan 56, kundër një.