Napoli në tension

- Bota Sot

Napoli në tension

Pranvera e vitit 2012 duket se po përsëritet për Antonio Conten, këtë herë me Napolin, ashtu si dikur me Juventusin.

Një barazim në javën e 36-të, dy ndeshje nga fundi dhe një avantazh që nga 3 pikë u reduktua në 1, një skenar që Conte e ka përjetuar më parë dhe e ka kthyer në sukses.

Barazimi 2-2 në “Diego Armando Maradona” kundër Genoas, ndonëse Napoli ishte dy herë në avantazh, ka rritur tensionin në kampin napolitan. Por, në një situatë konfuzioni të përgjithshëm, është vetë Conte ai që ofron qetësinë dhe përvojën, sepse këtë skenar ai e njeh mirë.

Në sezonin 2011–2012, Juventus i tij barazoi me Lecce-n në javën e 36-të, ndërsa Milani fitoi ndaj Atalantës, dhe diferenca u reduktua në vetëm një pikë. Megjithatë, Conte arriti t’i çonte bardhezinjtë drejt titullit kampion.

Napoli është sërish zot i fatit të vet, edhe pse Interi është vetëm një pikë larg: 78 pikë për napolitanët, 77 për zikaltërit. Conte pas ndeshjes shpjegoi qetësisht: “Na mbaroi bonusi. Kemi bërë një nga shtatë pikët që na duheshin.”

Një mesazh i qartë: Gjithçka është ende e mundur. Ekipi ka në dorë fatin e vet dhe ka dy ndeshje për të vulosur titullin. Dhe me një trajner që e ka kaluar njëherë këtë rrugë, tifozët kanë arsye të shpresojnë.

Kështu, historia po përsëritet, këtë herë me ngjyrat e kaltërta të Napolit në vend të bardhezinjve të Juventusit. Dhe sërish Antonio Conte është në qendër të vëmendjes, si njeriu që mund të bëjë diferencën në momentin e duhur.



Read it all at Bota Sot