Arsenali do të përpiqet të bëjë çmos për të nënshkruar një qendërsulmues gjatë afatit kalimtar të verës, me emrin kryesor që spekulohet për një transferim në Emirates që është Viktor Gyökeres.
Sulmuesi suedez po kalon një sezon të shkëlqyer me Sporting Lisbon dhe deri më tani ka shënuar 52 gola dhe ka dhënë 13 asiste në 50 ndeshje në të gjitha garat.
“Topçinjtë” po i ofrojnë Viktor Gyökeres një pagë neto vjetore prej 8.3 milionë eurosh, sipas gazetës portugeze A’Bola.
Edhe pse klauzola e lirimit të tij është 100 milionë euro, Sporting do të pranonte të negocionte për 70-75 milionë euro pas finales së Kupës së Portugalisë kundër Benficas, e cila është më 25 maj.