Vora “shënjestron” lojtarin e rivalëve

- Bota Sot

Vora “shënjestron” lojtarin e rivalëve

Vora siguroi titullin kampion të Kategorisë së Parë dhe ngjitjen për herë të parë në Superiore.

E sigurisht që elita kërkon përforcime dhe për këtë drejtuesit janë shumë të vetëdijshëm.

Kështu i “shënjestruari” i tyre është Florenc Farruku.

Ky i fundit zhvilloi një sezon fantastik me Burrelin në Kategorinë e Parë.

Sulmuesi ia doli të shënonte gola vendimtarë për matjanët, saktësisht 15 të tillë në Kategorinë e Parë.

Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e kampionëve dhe në ditët në vazhdim pritet që të nisin bisedimet për transferimin e tij.

Nëse 23-vjeçari do të kalonte te Vora, atëherë kapiteni i Burrelit do të luante për herë të parë në elitë. Siç dihet Farruku është një lojtar i akademisë së Burrelit, ku ka luajtur me ekipet U-17, U-19 e deri tek ekipi i parë.



Read it all at Bota Sot