Mesfushori i Egnatias, Arbin Zejnullai deklaroi se e dinte që do fitonin titullin por jo kaq lehtë.
“Doja të falenderoja për komplimentat.
I mbuloj disa pozicione, ndoshta është nga cilësia, vrapoj shumë dhe nuk e kam problem.
Sa për ndeshjen kishim bindje që do të fitonim, por jo kaq lehtë me thënë të drejtën.
Sa i përket konkurrencës këtu te Egnatia ka pasur gjithmonë dhe kjo na ka bërë edhe më të fortë, Zejnullai nuk e ka treguar ndonjëherë konkurrëncën”, deklaroi ai.