Sacchi: Napoli mund ta fitojë

- Bota Sot

Sacchi: Napoli mund ta fitojë

Gara për titullin e Seria A është përsëri e hapur pas fitores së Interit dhe barazimit të Napolit në raundin e 36-të të kampionatit.

Një pikë ndan kryesuesit nga zikaltërit në vendin e dytë, ndërsa kanë mbetur vetëm dy përballje për skuadrat.

Napoli do të përballet me Parmën në transfertë dhe Cagliarin në shtëpisë, ndërsa Interi do të presë Lazion dhe më pas do të udhëtojë drejt Comos.

Për të folur rreth këtij sprinti drejt titullit, Arrigo Sacchi deklaroi për “La Gazzetta dello Sport” se: “Nëse do të isha Konte? Nuk do ta ngarkoja mjedisin me përgjegjësi të tepërt.

Do t’u thoja djemve se, deri më tani, kanë qenë fenomenalë, sepse ky është realiteti, kanë mbetur vetëm dy hapa dhe pastaj është vija e finishit.

Nëse do të isha Inzagi? Do të përpiqesha të menaxhoja entuziazmin e kuptueshëm. Por duke pasur parasysh një gjë, sfida në San Siro kundër Lacios është shumë e vështirë dhe duhet të përgatitet si një finale e Ligës së Kampioneve”.

Cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të dy ekipeve?

“Napoli duhet të përqendrohet te organizimi, te grupi, te shpirti i sakrificës dhe te dëshira për të arritur një sukses që do të hynte në librat e historisë së futbollit. Inzagi do të duhet të përpiqet të bllokojë iniciativat vertikale të Lacios, një ekip që luan futboll shumë mirë.

Napoli duhet të jetë i kujdesshëm në Tardini, sepse Parma, këtë vit, ka luajtur ndeshje të shkëlqyera kundër ekipeve të mëdha. Interi, sipas mendimit tim, duhet të jetë pak më pak “italian” sesa në ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve. Më proaktiv, më i gjatë, më europian. Ata kanë cilësitë për ta bërë këtë”.

Sa do të ndikojë faktori i Ligës së Kampioneve?

“Do të ketë një ndikim të madh, sepse një finale e Ligës së Kampioneve fillon të të marrë energji të paktën pesëmbëdhjetë ditë më parë. Mendon për këtë ditë e natë dhe duhet të jesh i mirë në menaxhimin e këtij presioni.”

Si do të përfundojë kampionati?

“Napoli ka një avantazh prej një pike dhe kjo nuk është pak. Vazhdoj të mendoj se ata mund ta mbrojnë atë, edhe nëse pengesa e Parmës nuk është e lehtë.”



Read it all at Bota Sot