Juventusi do të duhet të luftojë për zonën Champions (vendin e katëet në Serie A) pa disa nga titullarët e vet. Kartoni i kuq ndaj Lazios i ka kushtuar shumë Pierre Kalulu, i cili është pezulluar nga gjyqtari sportiv me 2 ndeshje dhe e përfundon kështu para kohe sezonin e tij.
Një goditje e rëndë për bardhezinjtë, që nuk do të kenë në dispozicion jo vetëm mbrojtësin në fjalë, i ndëshkuar për “goditje me dorë” ndaj Valentin Castellano, por edhe Nicolò Savona e Khephren Thuram.
Të dy ishin të ndëshkuar para ndeshjes me Lazion dhe, pas marrjes së një kartoni të verdhë, do të mungojnë në sfidën kundër Udineses.
Ndër lojtarët e tjerë të pezulluar nga gjyqtari sportiv spikasin edhe emrat e Lautaro Valenti (Parma), i ndëshkuar me të kuq në ndeshjen ndaj Empolit dhe që do të mungojë përballë Napolit; Mattia Zaccagni (Lazio) dhe Lorenzo Lucca (Udinese), të cilët ishin në rrezik pezullimi dhe do të rikthehen për javën e fundit të kampionatit.