Java e 37-të e Serie A do të luhet e gjitha të dielën në mbrëmje, në përjashtim të një sfide

- Bota Sot

Java e 37-të e Serie A do të luhet e gjitha të dielën në mbrëmje, në përjashtim të një sfide

Lega Serie A ka njoftuar zyrtarisht se ndeshjet e javës së 37-të të kampionatit italian do të luhen të gjitha të dielën në mbrëmje në orën 20:45, me vetëm një përjashtim: sfida Genoa–Atalanta, e cila do të zhvillohet të shtunën në të njëjtën orë.

Kjo vendim është marrë për të ruajtur integritetin garues, pasi në shumicën e ndeshjeve janë ende në lojë objektiva të rëndësishëm: lufta për titull, për vendet europiane dhe mbijetesa.

Vetëm Genoa dhe Atalanta, respektivisht skuadrat e drejtuara nga Patrick Vieira dhe Gian Piero Gasperini, nuk kanë më objektiva për të arritur, çka justifikon zhvillimin e takimit të tyre një ditë më parë.

Të gjitha ndeshjet e tjera do të luhen në të njëjtën kohë për të garantuar barazi mes ekipeve që ende luftojnë për diçka.



Read it all at Bota Sot