Tre ushtarë belgë plagosen gjatë një stërvitjeje me armë zjarri – nisin hetimet

- Bota Sot

Tre ushtarë belgë plagosen gjatë një stërvitjeje me armë zjarri – nisin hetimet

Tre ushtarë belgë u plagosën të hënën gjatë një stërvitjeje me armë zjarri në Skoci, tha Ministria belge e Mbrojtjes.

Incidenti ndodhi në Tain në verilindje të Skocisë, një pjesë e vendit ku 600 trupa belge po marrin pjesë aktualisht në një stërvitje në shkallë të gjerë të quajtur Red Condor, e cila do të zgjasë deri më 21 maj, shkuran Euronews.com.

Ushtarët e plagosur morën ndihmën e parë në vend, përpara se të transferoheshin në dy spitale lokale, sipas ushtrisë belge.

Dy prej tyre pësuan lëndime të rënda dhe u transportuan me helikopter në spital. Që nga mbrëmja e së hënës, të dy ishin në gjendje të qëndrueshme.

Lidhur me këtë ka nisur një hetim për të përcaktuar saktësisht se çfarë ndodhi gjatë stërvitjes me të shtëna ‘realiste’. 



Read it all at Bota Sot