Kroos ia rekomandon Real Madridin nënshkrimin me yllin e Serie A

- Bota Sot

Kroos ia rekomandon Real Madridin nënshkrimin me yllin e Serie A

Edhe pse Toni Kroos nuk është më pjesë e skuadrës së Real Madridit, zëri i tij ende konsiderohet te klubi mbretëror.

Mesfushori gjerman, tashmë i pensionuar, ka mbetur ende me sy e veshë kah klubi madrilen dhe nuk ka hezituar të japë një pikëpamje të tij, se ku duhet të përforcohet ekipi pas një sezoni dëshpërues.

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë ka lavdëruar talentët e rinj si Pedri në shumë raste, duke e konsideruar atë si më të mirin në pozitën e tij.

Megjithatë, duke marrë parasysh pamundësinë e nënshkrimit të Realit me lojtarin e Barcelonës, Kroos e ka përmendur një emër tjetër, që ai beson se është i duhuri për skemën e Realit: Tijjani Reijnders.

Lojtari holandez i Milanit i ka lënë përshtypje Kroosit, veçanërisht pas performancës së tij në “Santiago Bernabeu” këtë sezon.

Ish-lojtari i Realit e ka përmendur emrin e tij në bisedime joformale me kryesinë e klubit madrilen, duke përfshirë këtu edhe Florentino Perez, duke thënë se ai sheh te Reijnders një profil të një lojtari të kompletuar, që ka aftësi të ndikojë në të gjitha fazat e ndeshjes.

Kreu i skautimit te Reali, Juni Calafat, e ka ndjekur së afërmi futbollistin kuqezi, edhe pse nënshkrimi me të nuk do të jetë i lehtë.

Milani e vlerëson shumë lojtarin dhe nuk do të lejonte që ai të largohej për një shumë të vogël parash.

Megjithatë, marrëdhënia e mirë mes dy klubeve, mund të ndikojë që të ketë bisedime potenciale.

Me Xabi Alonson që do të udhëheq projektin për sezonin 2025/26, Real Madridi do të përballet me një ristrukturim të skuadrës.

Edhe pse ka disa pozita për t’u përforcuar, Kroos është i qartë: nëse ka një mundësi për t’u transferuar Reijnders, nuk duhet të humbet kjo mundësi.

Rekomandimi i tij, i bazyar në dijen dhe përvojën e tij, mund të jetë një rrugë e mirë për një transferim straregjik për të bardhët e Madridit.



Read it all at Bota Sot