Sipas raportimeve të fundit të mediave turke, Fenerbahce i ka ofruar Napolit 75 milionë euro për transferimin e Victor Osimhen, aktualisht i huazuar deri në fund të sezonit te Galatasaray.
Sulmuesi nigerian ka qenë fantastik këtë sezon, duke qënë protagonist absolut në Superligën turke, gjë që ka shtyrë Fenerbahcen të bëjë këtë ofertë të bujshme për transferimin e tij.
Synimi i klubit të drejtuar nga Jose Mourinho është të dobësojë rivalin direkt dhe historik Galatasaray-in dhe të forcohet vetë me një lojtar që i ka dhënë provat që është i aftë të bëjë diferencën në ligën turke.
Për të bindur Osimhen, Fenerbahce thuhet se i ka propozuar një rrogë gati dyfish me atë që merr aktualisht.
Sulmuesi afrikan, nga ana e tij, mbetet i qetë dhe ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.
Ndërkohë, Napoli po e studion me kujdes ofertën, i vetëdijshëm se mund të jetë një nga marrëveshjet më fitimprurëse në historinë e saj të kohëve të fundit.
Në anën tjetër, nëse finalizohet me sukses, Victor Osimhen do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Fenerbahce dhe gjithë futbollit turk. Për Osimhen, ka interes të lartë edhe nga Premier League, ku spikat Manchester United, ekip që mund t’i prishë ëndrrën e madhe Fenerbahce-s.