Edhe pse ende nuk e ka marrë detyrën zyrtarisht si trajner i ri i Real Madridit, Xabi Alonso ka filluar që tani nga puna për të bërë ndryshimet e nevojshme.
Mediat spanjolle raportojnë se dëshira e parë e Xabi Alonso-s është Dean Hujisen, qendërmbrojtësi i Bournemouth, i cili edhe pse është në një moshë fare të re, ka treguar një pjekuri të jashtëzakonshme në fushë dhe duket se është gati për hapin e madh në karrierë.
Për 20-vjeçarin i cili ka debutuar edhe me Spanjën këtë vit, ka një interes të madh nga shumë klube të njohura, ndaj Alonso ka kërkuar që Reali të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen për transferimin e tij.
Duke ditur “asin” që ka në duar, Bournemouth do kërkojë të përfitojë sa më shumë prej tij.
Klubi anglez ka vendosur shifrën 60 milionë euro për kartonin e tij, një shifër e lartë, por bëhet fjalë për një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm dhe pritshmëri të mëdha.