Konflikt me armë në Brod të Dragashit – arrestohet një person

- Gazeta e Prizrenit

Konflikt me armë në Brod të Dragashit – arrestohet një person

Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e 13 majit 2025, rreth orës 23:40, në fshatin Brod të Dragashit, ku pas një konflikti fizik mes disa personave, njëri prej të përfshirëve ka përdorur armë.

Siç ka raportuar Gazeta Sinjali në konflikt janë përfshirë Sevdet Isaki, 27-vjeçar dhe Muarem Hodža, 21-vjeçar, së bashku me dy persona të tjerë, të cilëve u janë marrë deklaratat dhe do të trajtohen në procedurë të rregullt.

Pas përleshjes fizike, i dyshuari Sevdet Isaki ka marrë një pistoletë të llojit TT, kalibër 9 mm, që e kishte në automjetin e tij dhe, sipas deklarimeve të tij, ka qëlluar një herë në ajër për t’i trembur të tjerët. Viktima pretendon se janë dëgjuar dy të shtëna, megjithatë nuk raportohet për të lënduar.

Njësia policore që ka dalë në vendin e ngjarjes ka gjetur armën, e cila është sekuestruar nga forenzika, por nuk janë gjetur gëzhojat.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasin e ka marrë në trajtim Njësia Hetimore e Stacionit Policor në Dragash.

Rasti është iniciuar për veprat penale: Mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armës, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.



Read it all at Gazeta e Prizrenit