Kryeziu drejt Bundesligës gjermane?

- Bota Sot

Kryeziu drejt Bundesligës gjermane?

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mirlind Kryeziu, e ka përfunduar aventurën e gjatë te skuadra e Zurichut.

Ai mbrëmë u përshëndet me tifozët dhe tashmë është një “lojtar i lirë”.

Pas ndeshjes, Kryeziu foli për të ardhmen e tij edhe pse nuk e bëri të ditur skuadrën sepse thotë se është “sekret”.

Megjithatë, ai lë për të dyshuar se po shkon në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Gazetari: Rruga mund të çojë në Bundesliga 2?

Kryeziu: Po, mund të jetë.

Gazetari: Në Hannover?

Kryeziu: Jo nuk mendoj!

Mbrojtësi kosovar pritet që shumë shpejt të bëjë të ditur të ardhmen e tij.



Read it all at Bota Sot