Lamine Yamal është një prej lojtarëve më të mirë në botë momentalisht.
Sidomos në vitin 2024-25, sulmuesi spanjoll është duke bërë për vete gjithë tifozët e këtij sporti.
Sofascore ka publikuar notat e mbrojtësve të krahut, të cilët janë përballur me lojtarin e Barcelonës brenda këtij sezoni.
Pothuajse të gjithë mbrojtësit, e kanë notën e dobët kur janë përballur kundër Lamine Yamalit.
Notën më të mirë në përballje direkte, e ka vetëm mbrojtësi i Interit, Dimarco (6.9). Kurse të tjerët janë nën këtë notë.
17-vjeçari brenda këtij sezoni, në të gjitha garat, ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 24 asiste.