Për shkak të ndeshjes finale të Kupës së Maqedonisë që do të luhet më 21 maj 2025, Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka vendosur të ndryshojë datat për javën e fundit të garave në Ligën e Parë dhe të Dytë të Futbollit të Maqedonisë.
Kështu, të gjitha ndeshjet nga raundi i fundit i LPFM do të luhen të shtunën, më 17 maj 2025, duke filluar nga ora 17:00.
Gjithashtu, ndeshjet: Voska Sport – Shkupi dhe Vardar – Gostivari nuk do të luhen, sepse ekipet e Voska Sport dhe Gostivar janë skualifikuar nga garat e mëtejshme në LPFM.
Ekipet e Ligë së dytë do të luajnë xhiron e tyre të fundit të dielën, më 18 maj 2025, duke filluar nga ora 17:00.