Guardiola i telefonon direkt

- Bota Sot

Guardiola i telefonon direkt

Mançester Siti po përpiqet dëshpërimisht të minojë marrëveshjen e Bajernit të Mynihut për të nënshkruar me Florian Vircin këtë verë, sipas “Bild”.

Me largimin e Kevin de Bryjnes nga ish-kampionët e Premier Ligës në fund të sezonit, Pep Guardiola është duke përgatitur një tjetër sulm në treg për të forcuar skuadrën e tij dhe thuhet se e kishte caktuar yllin e Bajer Leverkusenit, Wirtz, si objektivin e tij kryesor.

Mesfushori gjerman ka qenë përsëri çelësi për skuadrën e Ksabi Alonsos këtë sezon dhe 22- vjeçari ka tërhequr interesin e disa prej klubeve më të mira të Europës. Leverkuseni pritet të ketë një skuadër të shkatërruar, me Alonson që do të largohet për të marrë drejtimin e Realit të Madridit dhe Xheremi Frimpongut, që është shumë pranë një transferimi te Liverpuli.

Megjithatë, lojtari i kombëtares gjermane nuk do të shkojë lirë, pasi Bajerni, sipas “Bild”, është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për ta sjellë atë në “Allianz Arena”. Gjithsesi, kjo nuk e ka ndaluar Sitin që të përpiqet të përfshihet në negociata.

“Bild” raporton se Virc i ka thënë klubit të tij aktual se nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë klub tjetër, por ka qenë i gatshëm të flasë me të tjerët, pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2027. Dhe raportohet se Leverkuseni tani ka marrë një ofertë konkrete nga Siti për lojtarin, me Pep Guardiolën që është angazhuar në diskutime direkt me lojtarin.

Pavarësisht se arriti në finalen e Kupës FA dhe ishte vetëm tri pikë prapa Arsenalit të vendit të dytë në Premier Ligë, skuadra e Pep Guardiolës nuk i ka arritur standardet e saj të larta këtë sezon.

“Bild” raporton se ndërsa Mançester Siti ka bërë një ofertë, çmimi i së cilës nuk dihet, Bajern ende nuk u ka bërë ndonjë lloj oferte “Aspirinave”. Ndërkohë, çmimi i kërkuar nga Leverkuseni thuhet se është 150 milionë euro. 22-vjeçari ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 13 asiste në 44 paraqitje këtë sezon.

Kjo vjen pas një fushate jashtëzakonisht mbresëlënëse, ku Virc ishte thelbësor në sezonin ku Leverkuseni e fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë pa humbje.



Read it all at Bota Sot