Ish-trajneri i Real-it paralajmëron Alonson

- Bota Sot

Ish-trajneri i Real-it paralajmëron Alonson

Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello, thotë se Xabi Alonso do ta mësojë së shpejti se çfarë është presioni kur të zëvendësojë Carlo Ancelotti-n.

Xabi, teksa largohet nga Bayer Leverkusen, do të zëvendësojë Ancelottin si trajner i Real Madridit në fund të muajit, në kohë për të udhëhequr ekipin në Kupën e Botës për Klube muajin e ardhshëm.

Capello tha në El Partidazo de Cope: “Xabi Alonso ka bërë disa gjëra të shkëlqyera.

Kjo mund të jetë e vërtetë, por të drejtosh Real Madridin është krejtësisht ndryshe, është diçka tjetër.

“Është më e vështirë dhe më e rëndësishme”.

I pyetur nëse Ancelotti largohet nga Real Madridi si trajneri më i madh i klubit, Capello tha për bashkëkombësin e tij italian: “Shifrat flasin vetë, njerëzit e harrojnë këtë.

“Ai kishte një ekip të fortë dhe me atë ekip të fortë, ai fitoi. Ai është inteligjent, di si ta menaxhojë dhomën e zhveshjes, ka karizëm… kjo është e rëndësishme. Dhe Ancelotti e ka atë”.



Read it all at Bota Sot