Grushte e shqelma si në “UFC”, finalja e Kupës së Shqipërisë

- Bota Sot

Grushte e shqelma si në “UFC”, finalja e Kupës së Shqipërisë

Finalja e Kupës së Shqipërisë për 19-vjeçarët mes Tiranës dhe Teutës ka degjeneruar në dhunë.

Durrsakët ia dolën që të triumfonin me shifrat 1-2 në duelin e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, por bardheblutë nuk u përmbajtën.

Këta të fundit, në përfundim të ndeshjes “mësynë” në fushën e blertë dhe aty filloi sherri masiv. Nga të dyja kampet shpërthyen grushtet dhe shqelmat, duke krijuar një rrëmujë të madhe.

Janë përfshirë edhe stafet respektive, madje dhe tifozët.

Përsa i përket ndeshjes, golat për ekipin e Teutës u shënuan të dy nga Devit Demirçani.

Ky i fundiT shënoi në minutën e 57-të dhe 88-të. Në krahun tjetër, golin e vetëm për Tiranën e shënoi Valentin Përgjoni në minutën e 93-të.



Read it all at Bota Sot