Putini s’do të udhëtojë në Turqi për bisedimet me Zelenskyn

- Bota Sot

Putini s’do të udhëtojë në Turqi për bisedimet me Zelenskyn

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të udhëtojë në Turqi për të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Ukrainën.

Siç shkruan BBC, Kremilini ka bërë të ditur se delegacioni i Rusisë në bisedimet e së enjtes në Stamboll do të kryesohet nga ndihmësi presidencial, Vladimir Medinksy.

Ndërsa, delegacioni ukrainas do të kryesohet nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili nesër do të jetë në kryeqytetin turk, për t’u takuar fillimisht me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Putini dhe Zelensky nuk kanë pasur takim kokë me kokë që nga dhjetori i vitit 2019, ndërsa Rusia dhe Ukraina zhvilluan negociata të drejtpërdrejta për herë të fundit në mars të vitit 2022 në Stamboll, menjëherë pasi Moska nisi pushtimin e plotë të fqinjit të saj.



Read it all at Bota Sot