Presidenti i La Ligas i gëzohet ardhjes së Xabi Alonsos

- Bota Sot

Presidenti i La Ligas i gëzohet ardhjes së Xabi Alonsos

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas i është gëzuar lajmit për kalimin e Xabi Alonsos në Real Madrid, edhe pse ky i fundit ende nuk është zyrtarizuar si trajner i klubit mbretëror.

Tebas gjatë një interviste u shpreh i lumtur, pasi gjithmonë në ligën që ai e udhëheq dëshiron të ketë yje.

“Unë dua që të kem lojtar apo trajner që janë numri një në botë. 

Dhe sigurisht që Xabi Alonso është numri një në Europë dhe në botë”, u shpreh Tebas

Kujtojmë që Alonso pritet të emërohet trajner i Real Madridit, pasi ditë më parë e njoftoi largimin nga Bayer Leverkuseni.



Read it all at Bota Sot