Reagon Teuta

- Bota Sot

Reagon Teuta

Mbrëmjen e djeshme, Teuta është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë për moshat U-19. “Djemtë e detit” kanë arritur të triumfojnë ndaj Tiranës me rezultatin e pastër 2-0 mbrëmjen e djeshme.

Për fitoren e djemve të moshave U-19, ka reaguar dhe Teuta në faqen zyrtare. “Teuta U19, fituese e kupës së Shqipërisë! Gjenerata që frymëzon – kampionë me zemër, pasion dhe karakter!

Urime të gjithë çunave dhe trajnerit Xhevahir Kapllani”, shkruan klubi i Teutës në faqen zyrtare duke uruar djemtë e rinj. Një prej më të mirëve në fushë dje ishte Devit Demircan, i cili realizoi dopietë ndaj kryeqytetasve.



Read it all at Bota Sot