Trajneri i katër lojtarëve shqiptarë shkarkohet nga Sparta e Pragës

- Bota Sot

Trajneri i katër lojtarëve shqiptarë shkarkohet nga Sparta e Pragës

Skuadra e Sparta Pragës ka shkarkuar nga pozita e trajnerit, Lars Friis.

Ky largim vjen pas humbjes mbrëmë në finalen e Kupës së Çekisë.

“Pas zhgënjimit të madh nga ndeshja në Olomouc, nuk mund të prisnim më gjatë. Edhe duke marrë parasysh faktin se jemi në vendin e katërt në tabelën e ligës dhe kemi humbur katër ndeshje radhazi.

Sezoni aktual është një zhgënjim i madh për të gjithë ne. Ekipi është marrë përkohësisht nga Luboš Loučka, i cili do t’i japë ekipit energji të re. Dhe lojtarëve u kanë mbetur vetëm dy ndeshje për të vërtetuar se ata kujdesen për klubin”, thotë drejtori sportiv i AC Sparta Prague, Tomás Rosický.

Sparta e Pragës mbrëmë u mposht 3:1 ndaj Sigmas, madje golin e vetëm për ekipin e Spartas e shënoi Albion Rrahmani.

Friis në skuadër kishte katër lojtarë shqiptarë: Qazim Laçin, Albion Rrahmanin, Ermal Krasniqin dhe Indrit Tucin.



Read it all at Bota Sot