Sezoni i Premier League është drejt fundit, por për Mohamed Salah gara për trofetë individualë nuk është mbyllur.
Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit, pas çmimit të dhënë nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë në fillim të majit, është tani favorit për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në Premier League.
Salah ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, duke udhëhequr si renditjen e golashënuesve me 28 gola, ashtu edhe atë të asistuesve me 18 pasime për gol.
Një formë brilante që e afron me një tjetër rekord historik: nëse fiton çmimin MVP, do të bëhet lojtari i parë që e fiton këtë trofe për herë të tretë në historinë e kampionatit anglez, pas sukseseve në sezonet 2017-18 dhe 2021-22.
Fituesi vendoset përmes një sistemi votimi që kombinon votat e tifozëve me ato të një jurie ekspertësh.
Mes kandidatëve për çmimin ndodhen edhe dy bashkëlojtarë të Salah te Liverpooli, Ryan Gravenberch dhe Virgil van Dijk, si dhe Morgan Gibbs-White e Chris Wood nga Nottingham Forest, Alexander Isak nga Newcastle, Bryan Mbeumo nga Brentford dhe Declan Rice nga Arsenal.
Salah është favorit absolut, por në Premier League gjithmonë ka vend për surpriza.