Nga Tirana ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte foli për takimin që do të mbahet në Stamboll për armëpushimin Ukrainë-Rusi.
Ai e cilësoi të gabuar vendimin e presidentit rus për të dërguar në Stamboll një delegacion të nivelit të ulët, raporton TopChannel.
“Putin bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët. Topi është në fushën e tij, ai duhet të jetë serioz për të gjetur paqe, dhe gjithë trysnia është mbi të.
E njoh shumë mirë që kur kam qenë kryeministër i Holandës, bëri gabim që dërgoi delegacion të nivelit të ulët. Ukrainasit kanë dërguar një delegacion mjaft të prirur për të arritur paqen. Jam i lumtur për rolin që ka marrë SHBA për të zhbllokuar situatën”, tha ai.