Kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë fjalimit të tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian tha se duhet të vazhdohet mbështetje e fortë politike, ekonomike, financiare e ushtarake për Ukrainën.
Merz në këtë Samit i cili po mbahet në Tiranë dhe po marrin pjesë mbi 40 përfaqësues evropian tha se duhet bërë përpjekje që amerikanët të jenë në anën e Evropës.
Merz: Jemi tërësisht të angazhuar dhe të gatshëm për ta mbështetur Ukrainën
“Në kontinentin tonë kemi një sfidë që nuk e kemi parë për disa 10 vjeçar që është kjo luftë e vështirë dhe e fortë në Ukrainë. Kjo nuk është thjesht një luftë kundër këtij vendi, sepse po të ishte vetëm kaq sigurt se do të ishte mjaftueshmërisht kritike dhe e tmerrshme. Por, kjo është një gjë e cila është e drejtuar nga të gjithë rendin dhe gjithë Evropën...Ne jemi të vendosur të katërt dhe të gjithë ju të vazhdojmë t’i japim mbështetje të fortë në aspektin politik, ekonomik, financiar, ushtarak Ukrainës. Këtij vendi që e kërcënon që gjendet në këtë vështirësi të tmerrshme dhe përpjekjet tona kanë treguar një sukses shumë të vogël diplomatik.. Duhet të jemi shumë të qartë për mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën, nuk duhet të ketë pikë dyshimi që ne jemi tërësisht të angazhuar dhe të gatshëm të japim mbështetjen tonë të plot... Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që amerikanët t’i kemi në anën tonë, nuk mund t’i zëvendësojmë kurrsesi amerikanë dhe atë që ata bëjnë për ne në Evropë, në kontinentin tonë për paqen tonë, lirin tonë“, tha Merz.
Ndryshe, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, për mungesë vullneti dhe guximi për të dialoguar për paqen dhe ndalimin e luftës në Ukrainë.
Gjatë fjalës së tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, Zelensky tha se Putini kishte frikë të shkonte në Turqi për të arritur një marrëveshje paqeje.