Salah me shokë dominojnë listën e finalistëve

- Bota Sot

Salah me shokë dominojnë listën e finalistëve

Tre lojtarë të Liverpulit janë kandidatë për të fituar çmimin e Lojtarit të Sezonit në Premier Ligë.Mohamed Salah, Virxhil van Dajk dhe Rajan Gravenberk, janë tre përfaqësuesit e kampionëve të Premier Ligës të Arne Slotit këtë sezon, të cilët vulosën titullin muajin e kaluar.

Dy lojtarë të Notingem Forestit janë nominuar gjithashtu, golashënuesi më i mirë, Kris Ud dhe sulmuesi tjetër, Morgan GibsUajt. Gjithashtu, në listën e kandidatëve nuk mungon as mesfushori i Arsenalit, Deklan Rajs, sulmuesi i Njukasëllit, Aleksander Isak dhe sulmuesi i Brentfordit, Brajan Mbeumo.

 Egjiptianit i duhet vetëm një përfshirje në gol në dy ndeshjet e fundit të Liverpulit këtë sezon për të barazuar rekordin e golave dhe të asisteve të kombinuara (47) brenda një sezoni, i cili mbahet nga Endrju Kol (1993-94) dhe Alan Shirer (1994-95).

Por Salah e theu rekordin e një sezoni me 38 ndeshje që më 13 prill dhe kryeson renditjen e Premier Ligës si për golat e shënuar (28), ashtu edhe për asistet (18) këtë sezon.

Ka pasur vetëm katër raste kur një lojtar kryeson listën për gola dhe asiste në të njëjtin sezon në këtë kompeticion: Kol në sezonin 1993-94, Xhimi Floid Haselbaink në sezonin 1998-99, Herri Kejn në sezonin 2020- ‘21 dhe vetë Salah në sezonin 2021-

Nuk kishte sesi të mungonte në listën e kandidatëve për të fituar çmimin e Trajnerit të Sezonit në Premier Ligë, trajneri i Liverpulit, Arne Slot. Holandezi, i cili u bë trajneri i parë holandez që fiton Premier Ligën, ia doli që të shpallej kampion që në sezonin e tij të parë në elitën e futbollit anglez.

Gjithashtu, në listë është edhe trajneri i Notingem Forestit, Nuno Espirito Santo, i cili e ka arritur kualifikimin në futbollin evropian sezonin e ardhshëm me dy ndeshje të mbetura nga fundi i Premier Ligës dhe tashmë synon që të sigurojë një vend në Ligën e Kampioneve. Lista me pesë emra plotësohet nga trajneri i Njukasëllit, Edi Hau, ai i Brentfordit, Tomas Frenk dhe Vitor Pereira i Uolvesit, i cili mbërriti vetëm në dhjetor, por ka mundur të ndryshojë situatën në shtëpinë e “Ujqërve”.



Read it all at Bota Sot