Mesfushori spanjoll, Pedri, pas ndeshjes ndaj Espanyolit që siguroi edhe titullin e La Ligas tha se ky triumf ishte më i vështiri i sezonit.
Barcelona fitoi titullin kampion në La Liga, pasi fitoi në tokën rivale me shifrat 2:0.
Ekipi katalunas fitoi tri tituj këtë sezon, duke përfshirë Copa del Rey, Super Kupën e Spanjës dhe La Ligan.
Për Pedrin, titulli i ligës ishte më i vështiri i fituar këtë sezon. Ai po ashtu foli edhe për 200 paraqitjet me fanellën e Barcelonës.
“Unë mendoj se titulli i La Ligas ishte më i vështiri i sezonit dhe jam shumë i lumtur për të.
“200 paraqitjet e mia për Barcelonën. Unë kam ëndërruar të luajë vetëm një ndeshje për këtë klub dhe tani i kam 200. Do shkoj për më shumë, Barcelona është skuadra ime e zemrës”, u shpreh Pedri
Kujtojmë se kanë mbetru edhe dy ndeshje deri në fund të këtij edicioni dhe tashmë Barcelona e ka siguruar titullin edhe matematikisht.