Problem janë komisionet që kërkon

- Bota Sot

Problem janë komisionet që kërkon

Jonathan David ka përfunduar zyrtarisht aventurën e tij me Lille dhe nga data 30 qershor do të jetë lojtar i lirë, që e bën një nga emrat më të kërkuar të merkatos verore.

Për sulmuesin 24-vjeçar kanë shfaqur interes klube të mëdha evropiane si: Napoli, Barcelona, Liverpool, Chelsea, Bayern Munich dhe Real Madrid. Por, në këtë garë është futur fuqishëm edhe Interi.

Sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, Piero Ausilio dhe Giuseppe Marotta, të njohur për strategjitë e tyre të kujdesshme në merkato dhe për fokusin te lojtarët me parametër zero, i kanë dërguar një ofertë zyrtare për kontratë Davidit.

Propozimi financiar i Interit është pak më i ulët se 5 milionë eurot në vit, që janë kërkuar nga lojtari. Megjithatë, pengesa kryesore për transferimin e tij në Milano janë komisionet e larta që kërkohen nga agjentët e sulmuesit.

Kjo bie ndesh me rregullat e reja financiare të vendosura nga fondi Oaktree, pronari aktual i klubit, i cili ka ndaluar pagesa të mëdha për ndërmjetësimet në negociata. E ardhmja e Jonathan David mbetet ende e hapur, por Interi nuk është jashtë loje, edhe pse duhet të manovrojë me kujdes për të respektuar kufizimet ekonomike të reja.



Read it all at Bota Sot