Interi ka hedhur sytë nga La Liga për të përforcuar mesfushën gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.
Objektivi i radhës për zikaltrit është mesfushori i Atletico Madrid dhe kombëtares argjentinase, Rodrigo De Paul.
Sipas medieve italiane, kampionët në fuqi të Italisë, ka shprehur interesim konkret për 29-vjeçarin dhe nuk përjashtohet mundësia që kontaktet e para mes palëve të ndodhin brenda pak ditësh.
De Paul është një lojtar që pëlqehet nga drejtuesit e Interit për cilësitë teknike, përvojën dhe fleksibilitetin në fushë.
Ndërkohë, nuk dihet ende nëse Atletico Madrid është i gatshëm të shqyrtojë oferta për mesfushorin, i cili ka qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Diego Simeone në sezonet e fundit.
De Paul ka eksperiencë të mëparshme në Serie A, ku kishte luajtur për Udinesen. Një rikthim në Itali mund të ishte një hap i natyrshëm në karrierën e tij.