Lojtari i Barcelonës që po dëshirohet shumë nga Simeone

- Bota Sot

Lojtari i Barcelonës që po dëshirohet shumë nga Simeone

Emri i Gavit është përmendur shumë kohëve të fundit në zyret e Barcelonës.

Mesfushori andaluzian, i cili shkëlqeu në akademinë e Barcelonës dhe debutoi me ekipin e parë të klubit që tash e disa sezone, këtë sezon nuk është se ka gjetur minutazhën e duhur.

Ndonëse ai ka disa minuta në këmbët e tij, roli i tij brenda skuadrës nuk është i njëjti, dhe tashmë kanë dalur thashethemet e para rreth largimit të tij nga Barcelona në merkaton e verës.

Një nga klubet që po e përcjellë nga afër situatën e tij është Atletico Madridi.

Stili i Gavit duket se i përshtatet shumë mirë sistemit të Diego Simeones, i cili do e mirëpriste nënshkrimin e një lojtari që sjellë energji, karakter dhe punë të palodhshme në mesfushë.

Trajneri argjentinas i vlerëson tejmase lojtarët si puna e Gavot dhe beson se ai do ta dërgonte në një dimension tjetër mesfushën e Atletit.

Pavarësisht interesimit të Atleticos, Barcelona ka ende besim në talentin e mesfushorit spanjoll.

Menaxhmenti sportiv i blaugranasve beson se ai ka ende çka t’i japë skuadrës dhe beson se zhvillimi i tij nuk është ngadalësuar, thjesht ka kaluar në një fazë natyrale adaptimi dhe konkurrence brenda ekipit.

Për t’u arritur një marrëveshje e mundshme, Atleticos i duhet të bëjë një ofertë që do ta tundonte tej mase Barcelonën.

Në anën tjetër, Gavi po vazhdon punën e tij nën urdhërat e stafit të trajnerëve të Barcelonës, duke pritur se çka do të sjellë vera për të.



Read it all at Bota Sot