Manchester City, 70 milionë euro për Reijnders!
Manchester City është serioz për Tijjani Reijnders.
Klubi anglez në fakt është gati të shkojë në sulm për mesfushorin e Milanit, i cili ka qenë protagonist në një sezon megjithë ulje-ngritjet e shumta të skuadrës dhe që Guardiola e sheh si numrin 8 ideal për skuadrën e tij.
Qytetarët janë të gatshëm të vendosnin më shumë se 50 milionë euro në tavolinë, por mund të shkojnë deri në 70 milionë për ta rrëmbyer nga kuqezinjtë tashmë në afatin kalimtar të qershorit, atë që do t’i paraprijë Kupës së Botës për Klube.