Trajneri Andrea Tedesco ka përzgjedhur listën zyrtare me 20 lojtarë që do të përfaqësojnë Kombëtaren shqiptare U-17 në Kampionatin Europian.
Portierë: Daniel Çuli, Raffaele Huli
Mbrojtës: Fabjano Nuhaj, Lucas Çekrezi, Kris Gecaj, Fabian Hallidri, Darli Kurti, Hassan Haradini, Leon Sylejmani
Mesfushorë: Andreas Llana, Alex Ramku, Evangjelos Gjoka, Dijar Ferati, Rikardo Sheji, Enis Rexhepi, Alen Vukaj
Sulmues: Leon Darius Myrtaj, Gabriel Kulla, Arman Durmishi, Dajan Durmishi
Kombëtarja U-17 vijon përgatitjet për Europianin. Ndeshja e parë e grupit ndaj Portugalisë do të luhet të hënën, më 19 maj, në “Arena Kombëtare”, ora 18:00.
Takimet e tjera të grupit janë ndaj Gjermanisë më 22 maj (ora 18:00) dhe ndaj Francës më 25 maj (ora 20:30), të dyja në “Elbasan Arena”.