Ibra refuzon ftesën!

- Bota Sot

Ibra refuzon ftesën!

Surprizë e jashtëza konshme për Masi mo Moratin.

Pak ditë më parë, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ai kishte lënë të kuptohej që 80-vjetorin do ta festonte në familjen e tij. Në mendje kishte fëmijët, të afërmit, nipërit dhe mbesat. Por kurrë nuk e kishte menduar se familja e Moratit është shumë e madhe.

Ajo do të përfshinte më shumë sesa bashkëshorten dhe të lartpërmendurit. Familja e Moratit është Interi dhe shumë ish-lojtarë që kanë mbajtur veshur këtë fanellë.

Surpriza ishte përgatitur prej kohësh, sidomos nga dy prej fëmijëve të tij, Karlota dhe Mao, djali i madh, i cili ka pasur një përvojë të shkurtër si zëvendëspresident i Interit në periudhën e Erik Tohirit.

Plani funksionoi për mrekulli, edhe falë bashkëpunimit të vetë protagonistëve, të cilët mbërritën në fshehtësi të madhe në rezidencën e familjes “Morati” në zonën e Lekos.

RONALDO- Ftesa për të gjithë ishte në orën 14:00 dhe u grumbulluan për t’i bërë një surprizë të jashtëzakonshme presidentit të tyre. Në fillim disa antipasta, pastaj prerja e tortës në orën 17:00. Për të pritur të ftuarit ishte edhe një bandë që i shoqëronte ata në oborrin gjigant të rezidencës. Nga Adani te Ze Maria, ishin të ftuar më shumë sesa 100 lojtarë zikaltër.

Në listë ishin gjithashtu edhe Konseisao me Ibrahimoviçin, që në fakt thjesht falënderuan për ftesën, por nuk morën pjesë. Vijnë nga një humbje e finales së Kupës dhe me një situatë që te Milani nuk është aspak pozitive. Thjesht e kanë falënderuar familjen Morati dhe e kanë uruar atë në distancë për shkak të respektin që kanë. Mes shumë ish-lojtarëve prezentë ishte edhe blerja e bujshme, Ronaldo.

Në një formë të shkëlqyer erdhi nga të fundit bashkë me të fejuarën e tij Selin dhe Rekoba me Panda bashkë me Vierin dhe “luftëtarin” Marko Materaci. Nuk mungoi as “pengu” i karrierës së tij, Andrea Pirlo. Nga Interi aktual ishin prezent presidenti Marota dhe drejtori sportiv Auzilio.



Read it all at Bota Sot