Shkëndija dhe “Ballistët” krijuan festë madhështore për titullin e pestë

- Bota Sot

Shkëndija dhe “Ballistët” krijuan festë madhështore për titullin e pestë

Shkëndija gjatë këtij sezoni e fitoi titullin e saj të pestë në histori në elitën e futbollit maqedonas.

Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut e festoi sivjet titullin, duke grumbulluar 70 pikë në 33 ndeshje, tri më shumë se Sileksi në vendin e dytë.

Shkëndija dhe “Ballistët” gjatë ditës së sotme pranuan edhe titullin e kampionit, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në Tetovë.

Me këtë triumf, Shkëndija do të luajë edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, aty së bashku me dy klubet tjera shqiptare, Dritën dhe Egnatinë.



Read it all at Bota Sot