Raundi i parë i votimit për zgjedhjet presidenciale polake filloi të dielën në orën 07:00 të mëngjesit sipas orës lokale.
Rreth 29 milionë votues të kualifikuar do të zgjedhin pasardhësin e Presidentit Andrzej Duda, i cili nuk është i kualifikuar për rizgjedhje për shkak të një kufizimi prej dy mandatesh.
Trembëdhjetë kandidatë që përfaqësojnë të gjitha tendencat e spektrit politik do të garojnë në raundin e pare, shkruan AA.
Por sondazhet e opinionit parashikojnë fitoren për kryetarin e qendrës dhe pro-evropian të Varshavës, Rafel Trzaskowski, i cili parashikohet të fitojë me më shumë se 30% të votave.
Trzaskowski, i mbështetur nga partia Platforma Qytetare e Kryeministrit Donald Tusk, pritet të pasohet nga kandidati konservator dhe nacionalist Karol Nawrocki, i mbështetur nga partia kryesore e opozitës Ligj dhe Drejtësi (PiS) me 24-24%.
Kandidati i ekstremit të djathtë Slawomir Mentzen, i mbështetur nga Konfederata e Lirisë dhe Pavarësisë, do të renditet i treti duke marrë rreth 12-13% të votave, sipas sondazheve.
Nëse këto parashikime janë të vërteta, Polonia do të duhet të shkojë përsëri në zgjedhje më 1 qershor për të zgjedhur Trzaskowski-n ose Nawrocki-n si president të ri.