Bayern ka plane të mëdha për merkaton e verës!
Klubi bavarez po bëhet gati të investojë rreth 120 mln euro për Florian Wirtz, ndërkohë që Jonathan Tah do të transferohet me parametra zero më 1 korrik. Të dy, nga Bayer Leverkusen.
Më tej, Bayern pritet të blejë një mbrojtës të djathtë. Deri tani, mediat nuk japin asnjë emër se kë po ndjek Bayern në merkato, por dihet se Max Eberl ka disa alternativa në vëzhgim.
Pozicioni tjetër ku Bayern do të ndërhyjë është mesfusha defensive. Nëse shitet Palhinha, do të blihet një mesfushor i kushtueshëm.