Lacio ka gjetur suksesin në 2 nga 9 sfidat e luajtura kundër Interit, me 2 barazime dhe 5 humbje në Serinë A. Në total, nuk e mban portën të paprekur ndaj Interit që nga 31 marsi i vitit 2019, kur sfida përfundoi 1-0 me golin e Milinkoviç-Saviç dhe në pankinë për bardhekaltrit ishte Simone Inzagi.
* Interi ka fituar 4 nga 5 ndeshjet e fundit shtëpiake kundër Lacios në Serinë A, duke barazuar të fundit më 19 maj 2024 me golat e Kamadës dhe Dumfrisit.
* Lacio ka pësuar 6 gola në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Interit. Hera e fundit kur ka pësuar më shumë gola nga zikaltrit ka qenë në sezonin 1965-‘66 kur pësonte 7.
* Interi ka barazuar ndeshjen e fundit në shtëpi në Serinë A, pikërisht kundër Lacios 1- 1, në kampionatin e kaluar, pasi kishte fituar 13 nga 15 ndeshje.
* Lacio ka fituar vetëm 3 nga 9 ndeshjet e fundit në kampionat, duke regjistruar 5 barazime dhe 1 humbje, që kanë ardhur pikërisht në 3 transferta, duke mbajtur portën të paprekur.
* Me golin e Nikola Zalevskit kundër Torinos ka shkuar në 19 numri i golashënuesve të Interit në këtë sezon të Serisë A, më shumë se çdo ekip tjetër. Zikaltrit kanë parakaluar edhe veten në kompeticion kur shënonin me 18 lojtarë në sezonin 2007-2008 dhe 2019- 2020.
* Interi me 29 vjeç dhe 207 ditë dhe Lacio me 27 vjeç dhe 242 ditë janë 2 nga 3 skuadra me moshën mesatare më të lartë të këtij kampionati, duke konsideruar titullarët dhe të aktivizuarit. Mes tyre është edhe Napoli me 28 vjeç dhe 241 ditë.
* Me golin e Vecinos kundër Juventusit, ka shkuar në 7 numri i golave të shënuar nga bardhekaltrit pas minutës së 90-të në këtë Serie A, më shumë se çdo skuadër tjetër.
* Lacio është skuadra, ndaj së cilës Hakan Çalhanoglu ka shërbyer më shumë asiste në Serinë A, 5. Mesfushori i Interit ka shënuar edhe 3 gola, duke marrë pjesë në 8 gola në total. Kundër Fiorentinës ka marrë pjesë në më shumë gola 9 (5 gola dhe 4 asiste).
* Valentin Kastejanos (10 gola) dhe Lautaro Martinez (12) janë dy nga lojtarët me nënshtetësi argjentinase, që kanë shënuar një kuotë golash dyshifrorë.